Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur të identifikojë personat që qëndrojnë prapa grupit në Viber, përmes së cilit shoferët njoftojnë njëri-tjetrin për vendndodhjen e policisë, shkruan Reporteri.net.
Sipas policisë grupi përbëhej prej 7000 personave, ndërkaq për rastin janë ndaluar dy të dyshuar, nga të cilët janë konfiskuar dy telefona të mençur.
“Njësiti i hetimeve ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj K/shqiptarë, të cilët kanë krijuar një grup në Viber dhe në të ishin të anëtarësuar rreth 7000 persona të cilët kanë shpërnda njoftime rreth vendndodhjes dhe lëvizjet e Policisë. Nga të dyshuarit, janë konfiskuar dy telefona të mençur dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.