×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia shkon në Koshare pas heqjes së flamurit, aty gjen një shishe verë që e la prifti serb

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 12:16

    Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh ka treguar se gjatë ditës së djeshme, pas raportimeve në media ka shkuar në Koshare, në vendin ku ishte larguar flamuri shqiptar nga një klerik serb.


    Policia me anë të raportit 24 orësh ka thënë se njësitet e saja kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

    Aty është gjetur vetëm një shishe e verës e cila edhe është konfiskuar, ndërsa flamuri ishte në vendin e vet, aty ku kishte qenë.

    Në lidhje me rastin, policia ka thënë se është njoftuar edhe prokurori.

    Në një video që dje u publikua në mediat serbe, shihet një prift serb nga Beogradi i  cili heq flamurin në Kullën e Vrojtimit në Koshare.

    Flamuri kombëtar më pas është kthyer sërish aty.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!