×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Policia shpall tender 400 mijë euro për furnizim me pjesë për automjetetet e saj

    Reporteri
    26 Maj 2025 | 20:03

    Policia e Kosovës ka shpallur tender në vlerë 400 mijë euro për furnizim me pjesë për automjetet “Toyota Land Cruiser 150”.

    Sipas dosjes së tenderit të publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik, përmes këtij tenderi parashihet furnizimi me 211 pjesë, shkruan Reporteri.net.

    “Vërejtje: Çmimi totali i tenderit në formularin e tenderit duhet të shënohet totali i çmimit te poentuar ne % në euro”, theksohet në dosje.

    Kompania fituese duhet të ofrojë garancion të pjesëve i cili duhet të jetë minimum 12 muaj, si dhe të ofrojë një deklaratë me shkrim se do t’i kryer shërbimet pa kosto shtesë, siç janë: diagnostifikimi i prishjeve, kodimi e dekodimi i diagnostifikimit të pjesëve-sistemeve, regjenerimin e automjeteve si dhe çdo problem tjetër të natyrës elektronike që kërkohet nga Policia.

    “OE është i obliguar ti kryej shërbimet e diagnostifikimit të prishjeve , kodimin dekodimin e pjesëve dhe sistemeve si dhe regjenerimin e automjeteve sipas kërkesës së AK. Këto sherbime duhet të kryhen brenda territorit të Prishtinës ose një distancë jo më të largët se 15 km nga Flota Operative. OE I jepet mundësia që të lidhë kontratë me ndonjë servis i cili gjendet brenda rrezes (15km)”, theksohet në dosje.

    Kohëzgjatja e kësaj kontratë është për 36 muaj.

    Afati i fundit për aplikim është 7 korriku, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve, në orën 14:00.

    Kompanitë duhet të ofrojnë dëshmi të kënaqshme AK-së , se qarkullimi vjetor i Operatorit Ekonomik, gjatë tre viteve të fundit ka qenë në vlerë, se bashku në të tri vitet, prej jo më pak se 600 mijë euro./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!