×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia shpëton një qytetare nga ngufatja në Vushtrri

    Reporteri
    17 Maj 2022 | 14:48

    Policia thotë se falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policor, është shpëtuar nga ngulfatja një qytetare nga Vushtrria.

    Sipas PK-së, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marin Barleti” në Vushtrri, kur dy zyrtarë policorë kanë vërejtur një qytetare e shtrirë në rrugë me gjendje të përkeqësuar shëndetësore të cilës iu kishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes.

    “Reagimi i shpejtë i dy zyrtarëve policor në ofrim të ndihmës së parë ka bërë që qytetares të i lirohen rrugët e frymëmarrjes, të shpëtohet nga ngulfatja dhe ta kthejnë në gjendje stabile”, njofton policia.

    Pas normalizimit të gjendjes shëndetësore – qytetarja, ka falënderuar zyrtarët policor për ndihmën e dhënë dhe veprimet e ndërmarra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!