×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Policia shqiptare arreston një person, tentoi të kontrabandojë mallra nga Shqipëria në Kosovë

    Reporteri
    11 Janar 2025 | 18:19

    Shërbimet e Policisë Kufitare shqiptare të Pikës Kufitare Qafë Prush, gjatë ditës së sotme kanë kryer kontrolle në automjetin kamionçinë me drejtues shtetasin B.Gj.

    Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën mallra ushqimore pa dokumentacion, të cilat po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

    “Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, Seksioni për Hetimin e Krimeve në DVKM Kukës arrestoi në flagrancë shtetasin B.Gj., 46 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale ‘Kontrabanda me mallra të tjera’”, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!