Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në “Rrugën e Kombit”, ku kanë ,mbetur të vdekur katër anëtarë të një familjeje nga Kosova, shkruan Reporteri.net.
Mësohet se në ngjarjen e rëndë kanë mbetur të vedkur dy prindërit dhe dy fëmijët e tyre, kurse fëmija i tretë është në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Rrugor Rrëshen – Rubik, Rruga e Kombit, te karburant “Toma”.
Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një veture të tipit “Citoren” dhe një kamioni.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Shqipërisë:
Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.
Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.