×
  • Lajme
  • Lajme / Morinë

    Policia shqiptare shpërndan ujë të ftohtë për udhëtarët në pikën kufitare në Morinë

    Reporteri
    20 Korrik 2023 | 21:01

    Për shkak të turizmit, e po ashtu ardhja e bashkatdhetarëve ka shtuar kolonat në kufirin Shqipëri -Kosovë, në Morinë.

    Fluksi në këto temperatura të larta është krijuar për shkak të kontrolleve teknike.

    E në këto kushte të temperaturave përvëluese, policia shqiptare u ka ardhur në ndihmë udhëtarëve duke iu ofruar atyre ujë të ftohtë për tu freskuar.

    “Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, gjatë ditës së sotme, nisur nga temperaturat shumë të larta, kanë shpërndarë ujë për drejtuesit e automjeteve dhe për pasagjerët, kryesisht për fëmijët e vegjël”.

    “Policia Kufitare e Morinës është e angazhuar maksimalisht për t’iu ofruar një shërbim sa më cilësor qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!