×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia sqaron procedurën e re të dërgimit të gjobave

    Reporteri
    16 Maj 2025 | 23:52

    Policia e Kosovës ka filluar nga 3 prilli 2025 zbatimin e një praktike të re për ndëshkimin e kundërvajtjeve në trafik. Të gjitha shkeljet e kapura përmes pajisjeve inteligjente – si kamerat dhe radarët – do të rezultojnë me dërgimin e gjobave në adresën e pronarit të automjetit, përmes Postës së Kosovës.

    Qytetarët mund të verifikojnë dhe shkarkojnë gjobat përmes platformës e-Kosova, si dhe të kryejnë pagesat përkatëse në mënyrë digjitale.

    Në rast se adresa e saktë e pronarit nuk mund të identifikohet – për shkak të mospërditësimit të vendbanimit ose mospasjes së pronësisë zyrtare të automjetit – gjoba do të komunikohet në momentin e regjistrimit të automjetit.

    Policia apelon që qytetarët të jenë të kujdesshëm në trafik dhe të përditësojnë të dhënat personale për të shmangur vonesat apo keqkuptimet në njoftimet për gjobat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!