×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Policia thotë se dy zyrtarë të saj ia shpëtuan jetën një gruaje të alivanosur në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë

    Reporteri
    27 Qershor 2025 | 18:21

    Policia kanë shpëtuar jetën e një gruaja në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë, e cila ishte e shtrirë në tokë.

    Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se zyrtarët janë ndaluar dhe i kanë ofruar ndihmën e parë personit e cila ishte e alivanosur.

    “Zyrtarët policorë nga Drejtoria e Njesive Specaile Intervenuese, përgjatë magjistrales Vushtrri-Mitrovicë, kanë hasur në një person të gjinisë femërore e cila ishte e shtrirë në tokë. Zyrtarët janë ndaluar dhe i kanë ofruar ndihmën e parë personit e cila ishte e alivanosur”.

    “Falë intervenimit të shpejtë dhe profesional të zyrtarëve policorë personi ishte këndellur dhe është mbajtur nën kontroll deri në ardhjen e ambulancës”, thuhet tutje në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!