Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe asistenti i tij, Nezir Ismaili, janë kanosur gjatë ditës së djeshme.
Për rastin që dje u konfirmua nga Policia e Kosovës sot janë dhënë detaje të reja, shkruan Reporteri.net.
Siç bën të ditur policia përmes raportit 24 orësh, rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00.
Personi në fjalë dyshohet se një ditë më parë e kishte kanosur Ahmetin edhe përmes telefonit.
Prokuroria është njoftuar me këtë rast, dhe po vazhdon të hetohet.
Njoftimi i plotë:
Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se një i dyshuar mashkull K/Shqiptar ka hyrë në objekt dhe duke e ofenduar verbalisht ka kërkuar takim me Kryetarin e Komunës. Dyshohet se një ditë më parë përmes mesazhit telefonik kishte kanosur të njëjtin. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.