×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia u bën thirrje mërgimtarëve që përveç Merdares, të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera kufitare

    Reporteri
    31 Korrik 2021 | 16:14

    Pas fluksit të madh të veturave në vendkalimin kufitar në Merdare, Policia e Kosovës ka apeluar te mërgimtarët që të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera kufitare.


    Sipas Policisë, pritjet për të kaluar kufirin në Merdare, po zgjasin deri në katër orë.

    “Departamenti i Kufirit i Policisë së Kosovës, njofton të gjithë qytetarët, në veçanti bashkatdhetarët që janë duke shfrytëzuar Pikën e Kalimit Kufitar Merdare për hyrje-daljen për në Republikën e Kosovës, se: për shkak të fluksit tepër të madh të udhëtareve me vetura, pritjet aktualisht (ora 12:29, datë 31.07.2021) në hyrje/dalje janë nga 200 deri në 240 minuta (shih tabelën më poshtë)”, thuhet në kërkesën e Policisë.

    Policia ka apeluar te mërgimtarët që të shfrytëzojnë vendkalimet kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë apo edhe Jarinjen, ku s’ka pritje të gjata.

    “Andaj, kërkojmë, lusim në veçanti bashkatdhetarët, që në fakt janë shumica dërmuese e atyre që po presim me orë të tëra në këtë pikë kufitare, të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitar, si: Pikën e Kalimit Kufitar Mutivodë, Dheu i Bardhë, por edhe atë në Jarinje ku aktualisht nuk ka pritjet të gjata”, thuhet tutje në kërkesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!