×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia ua gjen një AK47 dhe 20 fishekë në veturë, pasi i arreston i liron sërish dy kosovarët

    Reporteri
    12 Dhjetor 2021 | 11:02

    Dje në fshatin Brodosan të Dragashit policia ka arrestuar dy të dyshuar për “armëmbajtje pa leje”, pasi në veturën e tyre është gjetur një armë automatike e tipit AK47 dhe 20 fishekë.

    Pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, njofton policia.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    ARMËMBAJTJE PA LEJE /Rr. Brodosan, Dragash 11.12.2021 – 02:20. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tyre është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK47, me 20 fishekë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!