×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia vazhdon t’i gjobitë vozitësit që i thyejnë rregullat pas fotove që qytetarët i shpërndajnë në rrjetet sociale

    Reporteri
    13 Qershor 2021 | 18:09

    Pas rritjes së numrit të aksidenteve dhe atyre me fatalitet, qytetarët vazhdojnë të fotografojnë shoferët që thyejnë rregullat në komunikacion – të cilat pastaj i shpërndajnë në rrjetet sociale si dhe ua dërgojnë edhe policisë.


    Reagimi qytetar ka bërë që policia pa qenë në vendngjarje të reagojë dhe t’i gjobis shkelësit e rregullave të trafikut.

    Policia përmes një njoftimi ka thënë se bashkëpunimi aktiv i qytetarëve dhe mediave në parandalimin e kundërvajtjeve në trafik ka për qëllim krijimin e një sigurie më të madhe nëpër rrugët tona dhe krijimin e një lëvizje të lirë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

    “Aksidentet në trafik reduktohen kur ne të gjithë jemi më vigjilent dhe raportojmë shkeljet ligjore të përsëritura në trafikun rrugor”, thotë policia.

    Tutje theksohet se policia me njësitet e saj vazhdon në menaxhimin e trafikut rrugor dhe ndërmarrjen e masave ligjore aty ku vërehen apo raportohen shkelje të rregullave të trafikut.

    “Gjeni masat e ndërmarra (tiketën e shqiptuar) nga Policia, ndaj një kundërvajtësi i cili është ndal në vendkalim të këmbësorëve, veprimi i të cilit është publikuar përmes rrjeteve sociale”, thuhet në njoftimin e policisë, për gjobën e shqiptuar si shkak i ndaljes dhe parkimit në vendkalimin e këmbësorëve në rrugën B.

    Ndërkaq, sipas statistikave të fundit të policisë, brenda 24 orëve ka ndodhur një aksident me fatalitet, 19 aksidente me të lënduar dhe 35 me dëme materiale.

    Po ashtu janë shqiptuar edhe 1590 tiketa, si dhe janë arrestuar 20 persona, prej tyre 18 janë në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!