×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Policia: Vdekja e 26-vjeçarit në autostradë nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit

    Reporteri
    08 Qershor 2025 | 20:53

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e të riut në austostradën “Arbën Xhaferi”, ku bën të ditur se aksidenti tragjik ka ndodhur në orën 05:00 të mëngjesit, afër fshatit Bob të komunës së Kaçanikut, shkruan Reporteri.net.

    Policia thotë se pas ekzaminimeve fillestare nga hetuesit e trafikut, është konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit.

    Policia thotë se për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori për krime të rënda nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i cili ka autorizuar inicimin e rastit si: “Hetim mbi vdekjen”.

    Njoftimi i plotë i Policisë:

    Njoftim zyrtar – Hetim mbi vdekjen e rastit në Kaçanik

    Më datë 08.06.2025, rreth orës 13:15, jemi njoftuar nga një qytetar për gjetjen e trupit të pajetë të viktimës I.H (M/K) i moshës 26 vjeç.

    Dyshohet se viktima kishte pësuar aksident trafiku rreth orës 05:00 të mëngjesit në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër fshatit Bob, komuna e Kaçanikut.

    Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Trafikut të Autostradës.

    Pas ekzaminimeve fillestare nga hetuesit e trafikut, është konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e stacionit policor Kaçanik, ndërsa rreth orës 16:45, janë angazhuar edhe Hetimet Rajonale dhe Forenzika Rajonale.

    Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori për krime të rënda nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i cili ka autorizuar inicimin e rastit si:

    “Hetim mbi vdekjen”.

    Për informata shtesë, do të njoftoheni pasi të kryhen ekzaminimet e nevojshme nga hetuesit rajonal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!