×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Policit në Vushtrri i vërsulen qentë endacakë, e përdor armën zyrtare për t’i zmbrapsur

    Reporteri
    17 Mars 2024 | 21:25

    Një zyrtarit policor iu vërsulën qentë endacakë.

    Me këtë rast ai u detyrua që ta përdorte armën zyrtare, për t’i zmbrapsur ata.

    Ky incident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Vushtrrisë.

    Nuk raportohet për ndonjë të plagosur, e as nga qentë nuk është lënduar askush.

    Por, zyrtari policor është duke u hetuar për këtë veprim.

    Kjo u konfirmua nga Inspektorati Policor i Kosovës.

    “Lidhur me rastin IPK-ja ka nisur hetimet lidhur me një rast të përdorimit të armës zyrtare nga një zytar policor. Rasti po hetohet edhe në koordinim me prokurorin e Shtetit. Për detaje do t’ju njoftojmë me kohë”, thanë nga IPK-ja për KlanKosova.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!