×
  • Lajme
  • Lajme / E konfirmon Kryeprokurori

    Policit që u vra mbrëmë i ishte djegur lokali në vitin 2021

    Reporteri
    02 Prill 2025 | 15:08

    Policit që u vra mbrëmë në Kaçanik, i ishte djegur lokali në vitin 2021, mirëpo Prokuroria thotë se nga hetimet e deritashme nuk është gjetur ndërlidhje mes këtyre dy rasteve, shkruan Reporteri.net.  

    Kjo është konfirmuar nga Kryeprokurori i Ferizajt, Burim Çerkini, në konferencën për media. Ai tha se as për rastin e vitit 2021, nuk dihen kryerësit.

    “Është një rast që ka ndodhur më 2021, e saktë është që është djegur lokali i rreshterit në fjalë, por për shkak të kohës së gjatë nuk kemi mundur të ndërlidhim ndonjë motiv, arsye apo shkak që djegia e lokalit do të ndërlidhej me vrasjen. Nuk ka ndonjë lidhshmëri deri më tani që ka të bëjë me lidhjen e këtyre dy rasteve. Deri më tani nuk dihen personat që kanë kryer këtë akt më 2021”, ka deklaruar Çerkini.

    Ai bëri me dije se të dyshuar për vrasjen e policit janë dy persona, të cilët s’janë identifikuar ende.

    Nga pamjet e siguruara, Çerkini tha se vetëm shihet se personat në fjalë janë të rinj./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!