×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika ndaj pushtetit

    Polisa e sigurimit për mërgimtarët, Abazi: “Qeveria si SuperGjyshja që nxjerrë paratë nga gjiri me ju dhënë nipave dhe mbesave”

    Reporteri
    30 Qershor 2024 | 14:21

    Deputeti Haki Abazi ka thënë se polisa e sigurimit për mërgimtarët s’është falas, pasi ajo paguhet nga taksat e qytetarëve dhe buxheti i Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook, ku dhe ka publikuar një fotografi të një gjyshe me disa para në duar, Abazi thotë se qeveria është bërë si SuperGjyshja që i nxjerrë paratë nga gjiri për me ju dhënë nipave e mbesave.

    Reagimi:

    Polisa e Sigurimit për mërgimtarët nuk është falas, ajo paguhet nga taksat e qytetarëve dhe buxheti i Kosovës që është marrë peng nga makineria komuniste dhe po e manipulon për sadaka dhe popullizëm.

    Është bërë qeveria sikur SuperGjyshja që i nxerrë paratë nga gjiri për më ju dhënë nipave e mbesave nga një peshqesh të vogël për me ndejt rehat edhe me dashtë gjyshën!

    Mos të harrojmë që edhe mëtutje në Kosovë makinat kanë sigurim por njerëzit nuk kanë sigurim shëndetsorë! Për policët e ushtarët as që bëhet fjalë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!