Për nder të 75-vjetorit të ditëlindjesë së ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, sot është bërë homazhe tek varri i tij.
Sot në orët para të mëngjesit varri i tij është vizituar nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe nga disa deputet, shkruan Reporteri.net
Ndërsa përmes rrjeteve sociale në Facebook, kanë shprehur fjalë ngushëlluese edhe disa politikanë të tjerë. I tillë ishte postimi i kryeministrit të Kosovës në detyrë, Ramush Haradinajt, i cili tha se përherë do ta nderojmë liderin e lëvizjes paqësore të tij.
“Përpjekjet e tij për liri, demokraci dhe dinjitet, janë bazament i shtetit të Kosovës”, shkruan tutje Haradinaj.
Tutje ai tha se kanë bërë homazhe duke vendosur kurora lulesh tek shtatorja e Rugovës.
“Secili prej nesh, institucionet tona për herë do ta nderojnë liderin dhe ideatorin e lëvizjes paqësore dhe Presidentin historik të vendit, Dr. ibrahim Rugova.Përpjekjet e tij për liri, demokraci dhe dinjitet, janë bazament i shtetit të Kosovës, kurse kujtesa dhe respekti për të është kthyer në traditë dhe besoj se e nderon Kosovën, na nderon të gjithë neve.Sot në shënim të ditëlindjes së Dr. Rugovës, bëmë homazhe dhe vendosëm kurora lulesh te shtatorja e Presidentit Rugova”, ka shkruar ai.
Ndërsa, pjesë e këtyre përkujtimeve për 75 vjetorin e Rugovës, ishte edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili ka thënë se urtësia dhe udhëheqja e Rugovës ka treguar se durimi dhe dialogu janë virtyt e vetme që e çojnë vendin përpara.
Pacolli ndër të tjerash shtoi duke thënë se na mungon Presidenti Rugova.
“Sot e kujtojmë Presidentin Historik të Kosovës Ibrahim Rugova.
Urtësia dhe udhëheqja e tij në kohë kruciale të historisë së Kosovës ka treguar se durimi, uniteti dhe dialogu janë vyrtytet e vetme që e çojnë vendin tonë drejt një të ardhme më të mirë.
Skena jonë politike sot duhet të reflektojë në arritjet historike që kemi bërë dhe të zbatojmë këto vyrtyte të Presidentit Rugova në kulturën e sotme politike. Kjo na mungon dhe na mungon Presidenti Rugova”, shkruan Pacolli.