×
  • Lajme
  • Lajme

    Politikani serb publikon foto me Osmanin e Sadriun: Diskutuam për zgjidhjen finale në çështjen e Kosovës

    Reporteri
    18 Shkurt 2023 | 17:52

    Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane të Sebrisë, njëherit kundërshtar politik i Aleksandër Vuçiqit, ka publikuar një fotografi me presidenten Vjosa Osmani dhe bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu.

    Sanduloviq përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se kanë shkëmbyer mendime për zgjidhjen finale të çështjes së Kosovës.

    “Kjo foto, dhe ajo me kryeministrin Albin Kurti, janë prova që zgjidhja mund të gjendet edhe pa Vuçiqin”, ka shkruar tutje.

    Kujtojmë se Sanduloviq, dje ka shkuar për homazhe në Prekaz në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, nga ku kërkoi falje për krimet serbe në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!