Politikani shqiptar që vepron në Zvicër, Korab Rashiti, ka shkruar sërish për zhvillimet politike në Kosovës, konkretisht lidhur me mos konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Vetëvendosje është forca politike më destabilizuese socio-ekonomike e Kosovës, dhe sipas tij sa më shpejt të largohen nga qeveria, aq më mirë do të jetë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Ajo që po ndodh institucionalisht në Kosovë nuk është aspak për t’u habitur. LVV nuk është një parti si të tjerat – janë revolucionarë marksistë në shpirt. Dhe si gjithmonë me këtë lloj lëvizjeje, sapo e vendosin këmbën në qeveri, zakonisht e kanë shumë të vështirë të heqin dorë prej saj dhe janë të gatshëm për gjithçka! Mos harroni: LVV është forca politike më destabilizuese socio-ekonomike e Kosovës… sa më shpejt të largohen nga qeveria, aq më mirë do të jetë, sepse po, tashmë të gjithë e kanë kuptuar që është një mashtrim!
Rreziku absolut është që ata të qëndrojnë në pushtet. Pse? Sepse do të bëjnë gjithçka për të mos u larguar, deri në pikën e shkatërrimit të institucioneve demokratike… Sepse ata nuk dinë të tërhiqen.
Mos mendoni se janë demokratë kur janë në pushtet – ata janë demokratë vetëm kur janë në opozitë, Po Edhe aty e kan problem, 👇