Ministria e Shëndetësisë sot ka pranuar një donacion nga Polonia.
Lajmin është bërë i ditur përmes një njoftimi për medie ku thuhet se donacioni përmbanë 100 mijë maska dhe 10 mijë e 350 litra me dezinfektues për nevoja të profesionistëeve shëndetësor, shkruan Reporteri.net.
Ky kontingjent i ndihmës është dorëzuar sot në deponë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe është pjesë e ndihmës polake për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Ky është njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot një donacion prej 100 000 maskave dhe 10 350 litrave me dezinfektues për nevoja të profesionistëve dhe institucioneve shëndetësore, donacion nga shteti i Polonisë. Ky kontigjent i ndihmës, i cili është dorëzuar sot në depon e Ministrisë së Shëndetësisë është pjesë e ndihmës polake për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Zyrtarë të MSh-së, të cilët kanë pranuar donacionin kanë falënderuar autoritetet polake, për këtë kontribut të vlefshëm në përgjigjen e mëtejme të Kosovës kundër pandemisë së virusit Corona, Covid-19. /Reporteri.net/