Studimi i fundit i Asociacionit Gallup International, tregon se këtë vit, niveli i optimizmit në Kosovë ka shënuar ngritje të lehtë në krahasim me tri vitet e kaluara.
Por, qytetarët e Shqipërisë mbesin në grupin e e shteteve më optimiste në botë. Sa i përket pesimizmit, radhës i prinë Libia, Hong Kongu, Jordania dhe Italia.
Në fakt, këtë vit, niveli i optimizmit në Kosovë ka shënuar ngritje të lehtë në krahasim me tri vitet e kaluara, që mund të jetë si rezultat i ndryshimeve të fundit në skemën politike si rrjedhojë e zgjedhjeve të fundit e megjithatë, indeksi i përgjithshëm i lumturisë në Kosovë këtë vit mbetet pothuajse i njëjtë (62) krahasuar me vitin 2017 (61).
Nē anën tjetër, trendi i nivelit tē optimizmit nē Shqipëri, edhe pse kishte ngritje tē vazhdueshme qē nga viti 2016 deri më vjet, këtë vit ngelet në pozitën e mëhershme, transmeton Telegrafi.
E megjithatë, qytetarët e Shqipërisë mbesin në grupin e shteteve më optimiste në botë (70%), së bashku me Nigerinë (73%), Perunë (70%), Kazakistanin (67%) dhe Armeninë (62%).
Sa i përket pesimizmit, radhës i paraprinë Libia (76%), Hong Kongu (68%), Jordania (60%) dhe Italia (59%).