×
  • Lajme
  • Lajme / Mosha mesatare rreth 35 vjeç

    Popullsia e Kosovës plaket për afro pesë vjet që nga regjistrimi i fundit

    Reporteri
    19 Dhjetor 2024 | 11:42
    Foto: Adriatik Jakupi /Reporteri

    Sot, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Nga këto rezultate, mosha mesatare e popullsisë del të jetë 34.84 vjeç, ndryshe sa ishte në vitin 2011, 29.97 vjeç.

    Rezultatet tregojnë se mosha mestare e femrave është 35.66 ndërsa e meshkujve 34.03.

    Ndërsa sa i përket popullsisë, Kosova nga këto rezultate përfundimtare doli me 1,602,515 banorë rezidentë.

    /Reporteri.net/

    Zyrtare: Kosova ka 1,602,515 banorë rezidentë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!