×
  • Lajme
  • Lajme

    Porfirije për ndalimin e tij: Paramendojeni sikur Papën të mos e lënë të hyjë Vatikan

    Reporteri
    27 Dhjetor 2022 | 14:35
    Kryepatriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije

    Kryepatriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, i cili të hënën nuk mundi të hynte në Kosovë për të vizituar Patriarkanën e Pejës, në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u ankua për, siç tha ai, “shpjegimet komike” të qeverisë kosovare për pamundësinë për të vizituar Kosovën, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Patriarkana e Pejës për neve është çfarë Vatikani është Kishën Katolike. Paramendojeni sikur dikush pa asnjë arsye, me disa shpjegime komike, t’ia ndalonte Papës të shkojë në Vatikan. E tërë bota do të ishte zgjuar në këmbë”.

    Porfirije i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndikojnë në autoritetet e Kosovës për të ndryshuar këtë vendim për ndalesën e tij.

    “Personalisht i kam kërkuar presidentit dhe tërë qeverisë të bëjnë çdo gjë të ruajnë paqen, për të parandaluar konflikt të armatosur”.

    “Ndër shekuj, serbët dhe shqiptarët kanë jetuar në Kosovë. Serbët kanë qenë në Kosovë për 15 shekuj, ndërsa me shqiptarët kanë jetuar bashkë për 5 shekuj. Nëse ka vullnet të mirë, një mënyrë për të jetuar së bashku mund të gjendet”, ka thënë mes tjerash ai.

    Kryepatriarkut të Kishës Ortodokse Serbe iu kërkua që si parakusht i vizitës së tij në Kosovës të distancohej nga “mbështetësit aktiv të Kishës Ortodokse Serbe ndaj grupeve kriminale që po mirëmbajnë barrikadat në pjesën veriore të vendit”.

    Një gjë të tillë ai nuk e përfilli dhe ia mësyu Kosovës, nga ku edhe kthye mbrapsht në pikën kufitare të Merdares pasditen e së hënës./Reporteri.net/

    Kush është Patriarku serb që (s’)u ndalua të hyjë në Kosovë?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!