Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas 129 rasteve të reja me coronavirus.
Hoti tha se numri i shtuar i rasteve të konfirmuara sot me COVID19 është pasojë e mos kujdesit pas lehtësimit të masave të lëvizjes, shkruan Reporteri.net.
Hoti ka përsëritur se në lokale duhet të jetë 1 person në 8 metra katrorë.
Postimi i tij:
Të dashur qytetarë,
Numri i shtuar i rasteve të konfirmuara sot me #COVID19 është pasojë e mos kujdesit pas lehtësimit të masave të lëvizjes. Qeveria jonë në bashkëpunim me Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës është duke i zbatuar masat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si dhe po ndjekim hapat e vendeve të BE-së për rimëkëmbje ekonomike.
Është krejtësisht në përgjegjësinë tonë që të mbrohemi dhe t’i zbatojmë me përpikmëri masat e distancës fizike. Prandaj, sërish ju bëj thirrje që të shtojmë kujdesin për neve dhe familjarët tanë!
● Vendosni maska gjatë gjithë kohës në hapësira publike
● Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të papastërta
● Pastroni dhe dezinfektoni shpesh objektet dhe sipërfaqet e prekura siç janë tavolinat, tastierat, telefonat, parmakët dhe rezat e dyerve
● Mbajeni distancën fizike
● Nuk lejohet më shumë se 1 person në 8 metra katrorë në lokale
● Pronarët e lokaleve janë të obliguar të publikojnë numrin maksimal të lejuar të personave para hyrjes së lokaleve
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3370856949642302?__xts__%5B0%5D=68.ARBEKBfpTUopIcIpJRKJVZMxXFU55VD9nMoKmgV5ussEFxHxCYHVCC0nN-H8Qz6d9eRLMTNzdK6I1MgjgJHIaJDdxA29XlyZ1XtPTYYmkdScTbycMdkYqcJU_6Tx-ozn2MnYXa-AhiLn22AzqQfOWJ1IdvY4_YhhEXfXbxednelkDkQLrhTBUA9PA3HxtY3TjiZO0tPzpTinmISh2YEgPkxS5HJrDh7D4hFAVwXrzqbG0leKOSGYFRiuetTDkVEZI-cLQX3eClciGFsPFT44yQ-ggh3Vl-z1uatd6rV2wE4PvVTmJXiHmJdmvp1mDh3fQFAnaL1zxQjA5Rkgo1skqA&__tn__=-R