Pothuajse në përfundim të mandatit, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka takuar Ndihmëssekretarin amerikan, Aleksander Kasanof, në Washington DC.
Nga atje, ai njoftoi se përveçse u takua me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, një takim të përbashkët e realizuan edhe me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien.
Lajçak ka thënë se kanë pasur një diskutim gjithpërfshirës për Ballkanin Perëndimor, teksa ka shtuar se është krenar për bashkëpunimin mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara gjatë mandatit të tij.
“Faleminderit për ftesën ndihmëssekretarit O’Brien dhe emisarit Kasanof! U kënaqa me diskutimin tonë të gjerë sonte. Mirënjohës për bashkëpunimin e fortë BE-SHBA në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak.
My first mission in 2025 took me to the 🇺🇸. In Washington DC, I had a comprehensive discussion on the Western Balkans with DAS Kasanof. I’m proud of excellent 🇪🇺🇺🇸 cooperation throughout my mandate. pic.twitter.com/XfnDLX6Cqo
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 6, 2025
Ndërkaq, më herët në një postim, Lajçak tha se misioni i tij i parë më 2025 e çoi në Uashington DC.
“Pata një diskutim gjithëpërfshirës mbi Ballkanin Perëndimor me Kasanof. Jam krenar për bashkëpunimin e shkëlqyer BE-SHBA gjatë gjithë mandatit tim”.
Lajçak përfundon mandatin e tij, i cili iu zgjat për shkak të zgjedhjeve në BE, në fund të janarit.
Nga Bashkimi Evropian kanë konfirmuar se mandati i Lajçak është deri më 31 janar, teksa kanë thënë se procesi i përzgjedhjes së pasuesit të tij po zhvillohet. /Reporteri.net/