Qytetarët e një lagjeje në Mitrovicë e kanë pamundësuar sot kryetarin e kësaj komune që ta pres shiritin e shkollës “Ismail Qemaili” në Mitrovicë, duke thënë se nuk mund ta pres shiritin e një shkolle një analfabet.
Prindërit e nxënësve e kanë prerë vet shiritin e shkollës së re ndërsa Agim Bahtiri ka ngelur vetëm duke i shikuar.
Në një video të siguruar, shihet se si një qytetar nuk lejon në asnjë mënyrë që Bahtiri ta pres shiritin.
Përderisa i menjëhershëm është reagimi i një qytetari tjetër, i cili me gërshërë në dorë thotë “këtë shirit e pres unë” – teksa dëgjohen të brohoritura bravo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.