Në kohën kur po mbahet mbledhja e Bordit të Përkohshëm me menaxhmentin në Postën e Kosovës, policia ka rrethuar objektin.
Një numër i madh i policëve janë vendosur si brenda ashtu edhe jashtë objektit, shkruan Reporteri.net.
Ndërkohë, në media raportohet se në këtë mbledhje pritet të ketë shkarkime.
Reporteri.net mëson se është duke u diskutuar shkarkimi disa zyrtarëve të lartë të Postës.
Siç raportohet pjese e kësaj mbledhjeje pritet të jetë edhe ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, gjersa prezenca e policisë është shtuar për shkak të situatës së tensionuar.
Për këtë ka njoftuar edhe Posta e Kosovës e cila përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë vendosur brenda objektit dhe para hyrjes së Postës, për çka ata thonë se nuk i dinë arsyet.
“Ju njoftojmë se aktualisht derisa po mbahet mbledhja e Bordit të Përkohshëm me menaxhmentin në Postën e Kosovës kanë ardhur policia dhe janë vendosur edhe brenda objektit edhe para hyrjes së Postës. Nuk e dimë arsyen për një veprim të tillë”, thuhet në njoftimin e Postës”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se bordi i përkohshëm i Postës është emëruar javën e kaluar./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.