×
  • Lajme
  • Lajme / Flet Veton Elshani

    Posterët e Vuçiqit në veri, hapet rast në Prokurori për “nxitje të urrejtjes”

    Reporteri
    30 Qershor 2024 | 13:16

    Ditën e sotme në veri u shfaqën disa posterë me imazhin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

    Lidhur me këtë, zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se këta posterë kanë qenë të shpërndarë disa lokacione në katër komunat.

    Tutje ai tha se rasti është hapur në Prokurori “Nxitje e Urrejtjes”, ndërsa tregoi se ka të dyshuar për këtë.

    “Në disa lokacione të 4 komunat e Veriut të vendit janë shpërndarë pamflete me foton e Kryetarit të Serbisë. Pas konsultimit me Prokurorin e shtetit është hap rasti Nxitje e Urrejtjes. Nuk kemi të dyshimtë, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, tha Elshani për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!