Tre anëtarë të familjes Gashi nga Peja mbetën të vdekur të dielën mbrëma në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi në fshatin Çubrel, në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë.
Ky rast tronditi gjithë vendin, ndërsa familjarët e viktimave kanë ndarë dhimbjen e tyre të thellë për këtë humbje të pazëvendësueshme.
Një prej mesazheve prekëse ishte nga vëllai i një prej viktimave, i cili ka shprehur dhimbjen e madhe për vdekjen e motrës së tij dhe dhëndrrit.
“Sikur të dija se është dreka e fundit me juve sot, do ta zgjasja deri në pafundësi. Të dini se s’do ta kem jetën e njëjtë pa ju të dy, engjëjt e mi që ma keni këput shpirtin. Lamtumirë motër, Lamtumirë dhëndër. S’do ju harroj kurrë, deri në takimin tonë të radhës.”, ka shkruar Gylshen Potoku.
Nga aksidenti mbetën të lënduar edhe pesë persona, katër prej tyre zyrtarë policorë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.