×
  • Lajme
  • Lajme

    Potezi interesant i LDK-së: VV ta marrë edhe Kryetarin e Kuvendit pas një viti

    Reporteri
    15 Janar 2020 | 14:47

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë një kapercim të madh, duke bërë kompromis interesant në negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje për një koalcion qeverises, shkruan Reporteri.


    Nëse më herët LDK është akuzuar se po kërkon shumë pushtet, sa i përket tri pozitave të larta institucionale, këtë herë ajo ka vepruar ndryshe.

    Në ofertën që i ka dërguar Vetëvendosjes, LDK kërkon që tash ta ketë postin e Kryetarit të Kuvendit, por do ta lëshojë pas një viti, në momentin që kandidati i saj zgjedhet President.

    Me këtë gjest, LDK-ja e ka vendosur VV-në në pozicion defanziv, pasi është treguar më gjeneroze në ndarjen e pushtetit.

    “LDK-ja do të ketë Kryetarin e Kuvendit deri në zgjedhjen e Presidentit, pastaj Kryetari i Kuvendit do t’i kalojë VV-së. Kjo nënkupton se në vitin e parë të bashkëqeverisjes, secili partner mban një pozitë të lartë shtetërore (VV-ja e ka Kryeministrin, LDK-ja Kryetarin e Kuvendit). Ndërkaq, në tri vitet e tjera, VV-ja mban dy pozita të larta shtetërore (Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit), kurse LDK-ja një pozitë (Presidentin, por që shërben si faktor unifikues sipas kushtetutës)”, shkruan në ofertën e LDK-së.

    Nga Lëvizja Vetëvendosje ishin kategorikisht kundër që ta jepnin Kryetarin e Kuvendit. Ata në këmbim të kësaj ofruan rritjen e numrit të ministrive, cka LDK nuk po pranon.

    VV pranoi ta japë postin e presidentit, por sërish edhe aty vendosi disa kushte.

    “Bëhet një formulim i përbashkët për çështjen e Presidentit të Republikës së Kosovës bazuar në draftin fillestar nga LDK që përfshin qëndrimin karshi presidentit aktual, përpjekjen për koncensus dhe kufizimin karshi ujdive eventuale me ish PAN-in”, thuhej në ofertën e VV-së, e cila nuk e kishte përmendur fare Kryetarin e Kuvendit./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!