×
  • Lajme
  • Lajme / Kuvendi

    Pozita lëshon mbledhjen e Komisionit për Siguri, ku duhej të raportonte drejtori i AKI-së

    Reporteri
    30 Tetor 2024 | 10:48

    Sot, Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti është duke raportuar para Komisionit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë kritikuar kryetaren e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

    Kritika e Lëvizjes Vetëvendosje ishte për thirrjen e kësaj mbledhje për “alarmin që është ngritur për përcjelljen e gazetarëve nga agjentët e AKI-së”.

    Deputetët e pushtetit e konsideruan të jashtëligjshme thirrjen e kësaj mbledhje, ndërsa deputeti i VV-së, Luan Aliu lëshoi mbledhjen.

    Pas këtij diskutimi, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e lëshuan mbledhjen me arsyetimin se kjo mbledhje është thirrur jashtëligjshëm nga kryetarja Ganimete Musliu. Me të filluar mbledhja, janë përplasur deputetja e PDK-së, kryetarja e Komisionit Ganimete Musliu me deputetin e VV-së Salih Zyba.

    Ky i fundit ka insistuar që Drejtori të mos raportoj për çështjen në fjalë.

    “Cili është presioni i kryetares se komisionit nga kush, e ke thirre mbledhje me propagande të sms-ave”?.

    Ndërkohë Musliu i është kthyer Zybës, duke i thënë atij se nuk mund të vendos nëse raportimi do të ndodh ose jo./RTV Dukagjini

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!