×
  • Lajme
  • Lajme

    Pranvera nis me mot të ftohtë e reshje bore

    Reporteri
    20 Mars 2021 | 7:59

    Ditëve të para të stinës së pranverës që fillon ditën e shtunë më 20 mars, po parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët me të reshura që fillimisht do të jenë të përziera bore e shiu, e me rënie të temperaturave shndërrohen në reshje bore. Reshjet e borës ditën e diel mund të jenë të intensitetit mesatar, që pritet të krijojnë edhe shtresë dëbore.


    Sipas Prishtina Weather ditën e martë dhe mërkurë do të ketë edhe intervale me diell, por që kohëpaskohe priten reshje të dobëta lokale bore.

    Në pjesën e dytë të javës së ardhshme parashihet stabilizim i situatës meteorologjike, e ku priten kthjellime dhe intervale më të gjata me diell, e në fundjavë edhe rritje e temperaturave përreth vlerave mesatare.

    Moti më dinamik në ditët në vijim, mundëson të kemi qarkullim të mjaftueshëm ajror, që mbanë ndotësit ajror të shpërndarë, e në këto kushte indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë më gjatë në vlera të pranueshme dhe mesatare, herë-herë edhe në të mira. Vetëm në raste të periudhave të qetësisë, pritet përkeqësim i cilësisë së ajrit, e vlerat kalojnë edhe në të dobëta.

    20.03 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje bore, gjatë ditës të përziera edhe me shi në vise të ulëta. Në vise kodrinoro-malore vetëm reshje bore.

    21.03 – Më ftohtë, kryesisht vranët me reshje bore. Nga Dukagjini të përziera edhe me shi, e më vonë priten vetëm reshje bore. Pasdite vonë dhe në mbrëmje reshjet e borës mund të jenë më të dendura.

    22.03 – Ftohtë, kryesisht vranët, paradite vazhdojnë reshjet e borës. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale të borës.

    23.03 – Ftohtë, kryesisht me vranësira, e vende-vende me mundësi për reshje të dobëta bore.

    24.03 – Në mëngjes shumë ftohtë. Ditën vranësira dhe intervale me diell, e në mbrëmje priten mundësi edhe për reshje bore.

    Temperaturat do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme, me minimale që fillimisht luhaten ndërmjet -3 dhe 0C, e ditën e mërkurë mund të zbresin deri në -7C. Maksimalet zbresin nga 4C edhe deri në 0C.

    Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga kryesisht nga krahu verior 5-12m/s.

    Shtypja atmosferike deri ditën e hënë me tendencë të rënies nën vlera normale, e më pas shënon rritje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!