E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, është takuar sot me Kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën.
Takimi i tyre është zhvilluar në kuadër të një vizite që Pattipati ka zhvilluar në Mitrovicën e Jugut, shkruan Reporteri.net.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se ata kanë folur lidhur me përpjekjet për deminimin e tokës që po bëhen në Bajgorë.
“E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, vizitoi Mitrovicën Jugore dhe vizitoi qytetin. Ajo u takua gjithashtu me kryetarin Bedri Hamza dhe diskutoi për vizitën e saj në Bajgorë dhe përpjekjet për deminimin e tokës që po zhvillohen atje”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.