×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Prej fillimit të pandemisë deputetët e Kosovës morën 2 milionë euro paga

    Reporteri
    21 Nëntor 2020 | 15:07

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës që nga fillimi i pandemisë kanë marrë 2 milionë euro paga.


    Këtë deklaratë, Ahmeti e bëri përmes një postimi në Facebook, shkruan Gazeta Express.

    ”Prej fillimit të pandemisë deputetët e Kuvendit kanë marr 2 milion euro paga”, ka shkruar Ahmeti.

    Ndërsa, kujtojmë se në këtë kohë pandemie, Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka dështuar të kalojë për të 7-tën në Kuvendin e Kosovës.

    Madje, zëvendëskryeministri i Kosovës, Dritan Selmanaj, ka thënë se nëse dështon kalimi i Projektligjit për Rimëkëmbje atëherë i humb kuptimi kësaj qeverie

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!