×
  • Lajme
  • Lajme

    Prej nesër deri më 20 dhjetor do të ketë ndërprerje të ujit në këto vende

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 16:26

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” njofton se nga dita e nesërme, 15 dhjetor deri më 20 dhjetor 2020, do të ketë ndërprerje të ujit në Vragoli, Sllatinë dhe te Parku i Biznesit për shkak të vazhdimit të punimeve në rehabilitimin e puseve në fshatin Vragoli.


    Ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë për 6 ditë radhazi, duke filluar nga ora 09:30-17:00, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i plotë:

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., njofton për punime teknike, konkretisht vazhdimin e punimeve në rehabilitimin e puseve në fshatin Vragoli.

    Si shkak i këtij rehabilitimi , duke filluar nga dita e nesërme, 15 dhjetor deri më 20 dhjetor 2020, ndërprerje uji do të kenë : Vragolia, Sllatina dhe Parku i Biznesit.

    Por, ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë për 6 ditë radhazi, duke filluar nga ora 09:30-17:00.

    Këto punime do të realizohen në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, për konsumatorët e KRU”Prishtina” sh.a. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!