Kompania “Pastrimi”, ka njoftuar se pas ditës së sotme nuk do të ketë mundësi të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave, shkruan Reporteri.net.
Në njoftimin e kësaj kompanie thuhet se kjo po bëhet për arsye te bllokimit te xhirollogarive bankare nga Kmpania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës.
“Prandaj duhet të bëjmë ndërprerjen e shërbimit te mbeturinave”, bënë të ditur tutje “Pastrimi”.
Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri ne zgjidhjen e këtij problemi.
Kompania Rajonale për Mbeturina “Pastrimi”sh.a. –Prishtinë, është Kompani Publike, e specializuar për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe të higjienës publike përfshirë edhe bartjen e mbeturinave si veprimtari të saj themelore, në Regjionin e Prishtinës që përfshinë komunat: Prishtinë, F.Kosovë, Obiliq, Lipjan, Podujevë, Drenas dhe Graçanicë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.