Që nga nesër (e premte) e deri më 30 qershor të këtij viti do të mbyllet përkohësisht njëri nga segmentet e rrugës Ferizaj-Gërlicë, derisa komuna është duke e implementuar projektin e nënkalimit në fshatin Varosh.
Gjatë kësaj periudhe kohore do të mbyllet plotësisht segmenti i rrugës “Elektroheta” dhe “Krosa”, deri te kryqëzimi i rrugës “Qiraxhiu”.
Në komunën e Ferizajt kanë thënë se janë vendosur disa rrugë alternative nga drejtimi i qendrës, andaj nuk do të ketë telashe në komunikacion.
Ndërkohë edhe zyra për informim në komunën e Ferizajt nëpërmjet një shkrese ka njoftuar se arsyeja e kësaj ndërprerje të përkohshme e qarkullimit do të bëhet për shkak se dy kompani të kontraktuara nga komuna kanë filluar punimet për ndërtimin e një nënkalimi në fshatin Varosh.
“Rrugët alternative nga drejtimi i qendrës: Rruga “Qiraxhiu- dalja në rrugën nacionale (N2) Ferizaj-Shkup dhe rruga tjetër alternative ‘Berisha’ nëpërmjet fshatit Nukodim hyrje në fshatin Varosh dhe Gërlicë. Po ashtu rrugët alternative nga drejtimi i fshatit Gërlicë mund të frytëzohenhen: Rruga ‘Elektroheta’ –dalja në rrugën nacionale (N2) Ferizaj-Shkup dhe rruga ‘Krosa’ nëpërmjet fshatit Varosh hyrje në fshatin Nukodim dhe Qendër”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim.
Komuna e Ferizajt, ka kërkuar nga qytetarët të kenë mirëkuptim dhe t’i shfrytëzojnë rrugët alternative, kurse nga Policia e Kosovës ka kërkuar që gjatë këtyre ditëve me një intensitet më të shtuar ta kryejnë mbarëvajtjen dhe sigurinë në trafik. /Reporteri.net/