Prej sot, dyqanet ushqimore të Kosovës punojnë me orar të ri
Rrjetet e dyqaneve me produkte ushqimore prej sot do të punojnë me orar 12-orësh, saktësisht prej orës 08:00 e deri në ora 20:00.
Ky vendim është marrë nga Rrjeti i Shitësve me Pakicë për të cilin u tha se ka për qëllim kujdesin e shtuar për stafin e pikave të shitjes duke shkurtuar orarin e tyre të punës dhe lehtësimin e organizimit të transportit për ta.
Ndryshe, marrë për bazë situatën në të cilën ndodhet vendi, Rrjeti i Shitësve me Pakicë njoftoi se po bëjnë maksimumin në mënyrë që të mos mungojë ushqimi dhe produktet bazike që kërkohen në këtë situatë.
Rrjeti garanton furnizim të vazhdueshëm me produkte esenciale dhe ushqime, ndërsa kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve që të respektojnë orarin e shitjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.