Presidenti Hashim Thaçi ka bërë të ditur se është konfirmuar aktakuza ndaj tij nga Gjykata Speciale.
Në konferencë për media që mbajti para pak minutash Thaçi tha bëri të ditur se jep dorëheqje nga pozita e Presidentit të vendit.
“Nuk do të lejoj që para Gjykatës Speciale të dalë presidenti i Kosovës. Unë sot jam dorëheqje nga presidenti”, tha Thaçi, shkruan Reporteri.net.
Megjithatë ai tha se kjo nuk është një lamtumirë por një mirupafshim.
“Iu falënderoj për besimin sepse kjo nuk është lamtumirë, por vetë mirupafshim. Do të shihemi prapë e do të dalim faqebardhë, ky është premtimi im për ju. Zoti e bekoftë Kosovën”, tha Thaçi.
Kujtojmë se Specialja ka ngritur aktakuzë edhe ndaj kreut të PDK-së, Kadri Veseli, dhe shefit të grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, të cilët pritet sot të dërgohen në Hagë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.