×
  • Lajme
  • Lajme

    Prerja e kafshëve në Llabjanë që bëhen në sy të nxënësve

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 22:17

    Erë e padurueshme, prerje të kafshëve dhe shpezëve – Këto mund t’i shihni nëse kaloni në fshatin Llabjanë të komunës së Novobërdës.


    Banorët e këtij vendi janë të shqetësuar rreth këtij ambienti, pasi që përveç që bëhet tregti me kafshë, aty kundërmon erë e rëndë dhe mbetjet nuk largohen por mbesin aty.

    Po ashtu akoma më shqetësues është fakti se afër këtij ambienti, gjendet një shkollë, Salla e Sporteve, Ambulanca Shëndetësore dhe Xhamia.

    Shumë kalimtarë frekuentojnë në atë rrugë, por për që gjithmonë përballen me erën e padurueshme të mbetjeve të kafshëve.

    Po ashtu, për shkak të këtyre mbetjeve, aty qëndrojnë edhe shumë qenë endacak.

    Edhe pse banorët janë ankuar, por ankesat e tyre kanë shkuar në vesh të shurdhët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!