×
  • Lajme
  • Lajme / Rasti i kërcënimit

    Presidenca i reagon Prokurorisë: Nëse qenka caktuar prokurori, pse nuk u njoftua Policia?

    Reporteri
    24 Maj 2025 | 8:30

    Presidenca i ka reaguar Prokurorisë Speciale, e cila mbrëmë ka treguar se është caktuar prokurori për rastin e kërcënimit të presidentes, Vjosa Osmani.

    Bekim Kupina, këshilltar për media i Osmanit, ka shtruar një pyetje për Prokurorin Speciale.

    Nëse është caktuar prokurori, ka pyetur ai, pse nuk është njoftuar policia për këtë veprim?

    “Institucioni ynë, më 22 maj 2025, ka pranuar njoftim zyrtar nga Policia e Kosovës, me të cilin konfirmohet, nga ana e Policisë, se përkundër faktit se ata ende janë në pritje të caktimit të prokurorit për këtë rast dhe se përkundër që policia dy herë ka qenë në PSRK vetëm gjatë ditës se djeshme, na është përcjellë se deri në atë moment nuk është caktuar asnjë prokuror”, ka thënë Kupina për Klan Kosova.

    Sipas tij, policia është dashur të njoftohet për këtë veprim.

    “Prandaj, nëse vërtetë qenka caktuar prokurori, siç potencohet në këtë reagim, pyetja që shtrohet është pse për një gjë të tillë nuk e kanë njoftuar Policinë e Kosovës”, është shprehur Kupina.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!