Presidenca e Kosovës ka nënshkruar kontratën në vlerë 273 mijë euro për blerjen e biletave të aeroplanit, shkruan Reporteri.net.
Në dosjen e tenderit figuron se për këtë periudhë kohore parashihet furnizimi me 700 bileta, apo rreth 390 euro për biletë. Kohëzgjatja e kontratës është për 24 muaj.
Me kontratë është shpërblyer kompania “AS TRAVEL CLUB ” SH.P.K, e cila ka fituar disa tender për këto shërbime edhe nga Ministritë e Qeverisë Kurti e Kuvendi. Se për cilat relacione do të blihen këto bileta, nuk është definuar.
“*Vlera e biletës prej 390 euro është një vlerë që shërben vetëm për kalkulim të çmimit dhe çmimi total do të përdorët vetëm për nevojat e vlerësimit të tenderit dhe nuk përcakton çmimin real të kontratës pasi që çmimi do të krijohet përgjatë zbatimit të kontratës nga çmimet që do të procedohen nga sistemi kompjuterik i rezervimit AMADEUS, GALILO, SABRE, apo sistem tjetër të barasvlershëm apo sisteme online. *Tarifa e shërbimit duhet dhënë vetëm me dy numra pas presjes dhjetore, (p.sh. 2.55 €). Çdo numër i shënuar pas dy (2) numrave të presjes dhjetore nuk do te merret për bazë në llogaritje te vlerës së ofertës”, theksohet në dosje.
Kontrata është nënshkruar më 20 shkurt 2025./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.