Presidentja Vjosa Osmani do të thërras seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues.
Kështu ka thënë për gazetën online Reporteri.net, këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.
Kupina nuk ka dhënë ndonjë datë kur mund të thirret seanca.
“Seanca konstituive e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit do të thirret nga Presidentja Osmani brenda afatit kushtetues.”, ka theksuar Kupina.
Tek sot, pas 46 ditëve nga mbajtja e zgjedhjeve KQZ ka certifikuar rezultatet përfundimtare.
Pas certfikimit të rezultateve të zgjedhjeve, një nga momentet më të rëndësishme për funksionalizimin e institucioneve është thirrja e seancës konstituive të Kuvendit.
Ky hap shënon fillimin zyrtar të legjislaturës së re dhe i hapë rrugë verifikimit të mandateve, betimit të deputetëve, zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, nënkryetarëve dhe formimit të qeverisë së re dhe organeve të tjera të rëndësishme parlamentare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.