Shefi i kabinetit të Presidencës, Blerim Vela ka reaguar pas takimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova në Rashkë, shkruan Reporteri.net.
Përmes një postimi në Twitter, Vela ka thënë se Vuçiq po përdor Listën Serbe për të nxitur tensione në Kosovë.
“Presidenti i Serbisë vazhdon të (keq)përdor Listën Serbe për të nxitur tensionet në Kosovë: Vepron në kundërshtim me nenin 1 të marrëveshjes me Kosovën për njohjen e targave të veturave RKS”, ka thënë ai.
Tutje shefi i Presidencës ka thënë se Vuçiq gjithashtu po bënë kërkesë të kundërligjshme për largimin e Policisë së Kosovë nga veriu i Kosovës, dhe se po kërkon të bllokojë zgjedhjet e 23 prillit.
“Presidenti i Serbisë vazhdon të (keq)përdor Listën Serbe për të nxitur tensionet në Kosovë:
⛔️ Vepron në kundërshtim me nenin 1 të marrëveshjes me Kosovën për njohjen e targave të veturave RKS
⛔️ Bën kërkesë të kundërligjshme për largimin e Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës
⛔️ Kërkon të bllokojë zgjedhjet e 23 prillit”, ka shkruar Vela.
Serbia’s President continues to (mis)use Srpska Lista to stoke tensions in Kosovo:
⛔️ Acts against article 1 of the agreement with Kosovo on recognition of RKS car plates
⛔️ Makes illegal request for removal of ?? Police from north Kosovo
⛔️ Seeks to block April 23rd elections pic.twitter.com/8KVozUEP1E
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 13, 2023
Vuçiq në takimin me përfaqësuesit e Listës Serbe në Rashkë foli edhe për mospjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës, që mbahen më 23 prill.
Ai u bëri thirrje qytetarëve në Kosovë që të jenë të bashkuar dhe të sillen sipas vendimeve që do të merren.
Gjatë takimit ai tha se Kosova është e interesuar që Serbia ta njohë atë de facto dhe de jure dhe se “ata nuk janë aspak të interesuar se kur do të krijohet Asociacioni” i komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Në anën tjetër, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha sot se ka tendencë të qartë që të destabilizohet veriu i Kosovës përpara zgjedhjeve të 23 prillit.
Ai ka theksuar se shtyrja e dytë e këtyre zgjedhjeve është e paarsyeshme. Sipas tij institucionet duhet të kryejnë detyrat dhe obligimet e tyre ligjore e kushtetuese.
Kreu i legjislativit u ka bërë thirrje për qetësi të gjithë qytetarëve që jetojnë në veri të Kosovës.
“Tash kemi nevojë për qetësi dhe ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë në atë pjesë që të mos bien pre e veprimeve të cilat mendoj që dirigjohen, jo brenda Kosovës, por kryesisht në anën tjetër pra nga Serbia”, tha ai ndër të tjera. /Reporteri.net/