×
  • Lajme
  • Lajme / Certifikimi i Listës Serbe

    Presidenca: Vendimet për certifikimin e partive politike duhet të jenë vendime kolegjiale brenda KQZ-së

    Reporteri
    03 Janar 2025 | 22:25

    Vendimet për certifikimin e partive politike duhet të jenë vendime kolegjiale brenda KQZ-së.

    Kështu ka thënë për gazetën online Reporteri.net, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani, pak ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Kupina ka deklaruar se procedurat e vendimmarrjes në KQZ janë të përcaktuara qartë me ligj, teksa tha se “neni 63.4 i Ligjit e definon këtë si një vendim kolegjial”.

    “Procedurat e vendimmarrjes në KQZ janë të përcaktuara qartë me ligj. Sa i përket procesit të certifikimit të partive, neni 63.4 i Ligjit e definon këtë si një vendim kolegjial. Për më tepër, duhen pasur parasysh edhe parimet dhe rregullat e përcaktuara në nenin 14, që lidhen me këtë proces. Respektimi i këtyre procedurave është jetik për të garantuar funksionimin kushtetues dhe të ligjshëm të KQZ-së”, tha Kupina.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!