×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti ​Thaçi dënon sulmet iraniane kundër SHBA-së

    Reporteri
    08 Janar 2020 | 14:12

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar sulmet iraniane kundër forcave amerikane dhe aleatëve të tyre, duke i bërë thirrje Teheranit zyrtar të heqë dorë nga dhuna.


    Ai në një postim në Twitter shpreh mbështetjen e Kosovës për aleatët e saj dhe SHBA-në.

    “Ne i dënojmë sulmet raketore iraniane kundër forcave amerikane dhe aleatëve të vendosura në Irak që janë të fokusuara në mposhtjen e ISIS. Kosova është anëtar zyrtar i Koalicionit dhe ne i bëjmë thirrje Iranit që të dekurajojë dhunën. Ne mbetemi në mbështetje të SHBA dhe familjes sonë atlantike në këtë kohë trazirash”, shkruan Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!