×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti e çon vendimin e Albin Kurtit në Gjykatën Kushtetuese

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 10:51

    Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës lidhur me kufizimin e lëvizjes.


    Thaçi edhe një herë e ka thënë se ky vendim është shkelje e kushtetutës, shkruan Reporteri.net.

    “Duke marrë parasysh rrethanat e reja të krijuara, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, vendim anti-kushtetuese, si presiden i vendit, duke respektuar kompetencat kushtetuese, kam vendosur t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese, me kërkesë për interpretim”, ka thënë Thaci.

    Presidenti ka shtuar se ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të vendoset “masë e përkohshme” lidhur me vendimin./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!