Presidenti i Çadit, Idriss Deby, u vra në fundjavë, gjatë përleshjeve të forcave qeveritare me rebelët, bëri të ditur ushtria e këtij vendi.
E lidhur me këtë, kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli tha se ai ishte një mik i Kosovës.
“Presidenti i Çadit, Idriss Déby që vdiç nga plagët që mori nga përplasjet me rebelët në vijën e frontit në veri të vendit, ishte 68 vjeç dhe ishte një mik i imi dhe i Kosovës. Ai njohu Kosovën menjëherë pas një takimi që patëm në kryeqytetin N’Djamena. Herën e fundit e takuam, së bashku me Presidentin Thaqi në Erivan të Armenisë. Zoti e mëshiroftë të ndjerin dhe ngushëllime familjës dhe popullit të Çadit!”, shkroi Pacolli në Facebook
.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.