×
  • Lajme
  • Lajme / Letra

    Presidenti i Italisë uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Mbështesim Kosovën drejt integrimit euroatlantik

    Reporteri
    16 Shkurt 2025 | 22:09

    Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, duke shprehur përkushtimin e Italisë për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mbështetjen për stabilitetin dhe integrimin evropian të Kosovës.

    Në mesazhin e tij, Presidenti Mattarella ka theksuar se të dy shtetet kanë fuqizuar miqësinë vazhdimisht gjatë viteve, falë edhe kontributit të palëkundur të Italisë për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës.

    “Republika e Italisë mbetet një partner i përkushtuar i Kosovës, duke mbështetur përparimin e saj drejt integrimit euroatlantik dhe fuqizimin e demokracisë dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në urimin e Presidentit Mattarella.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!